• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mediat amerikane dhe izraelite: Autoritetet izraelite shqyrtuan opsione për sulm hakmarrës ndaj Iranit, por janë tërhequr nga plani

Mediat amerikane dhe izraelite: Autoritetet izraelite shqyrtuan opsione për sulm hakmarrës ndaj Iranit, por janë tërhequr nga plani

Tel Aviv, 18 prill 2024 (MIA) - Izraeli shqyrton opsionet për të kryer sulm ndaj Iranit si hakmarrje për sulmin e paprecedentë gjatë fundjavës së kaluar, por pastaj janë tërhequr nga plani, njoftuan mediat izraelite dhe amerikane.

Irani lëshoi më shumë se 300 dronë dhe raketa kundër Izraelit gjatë fundjavës në një sulm që ka shkaktuar pak dëme pasi shumica e raketave janë rrëzuar.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u zotua se do t'i përgjigjet sulmin, gjë që i nxiti fuqitë globale duke përfshirë dhe aleatin kryesor të SHBA-së të bëjnë thirrje për përmbajtje për të shmangur çdo përshkallëzim të mëtejshëm ose përhapje rajonale nga lufta disamujore në Gazë.

Servisi publik izraelit Kan publikoi se pas bisedimeve me presidentin amerikan Xho Bajden, Netanjahu ka vendosur të mos vazhdojë me planet e marrëveshjes së përcaktuara për sulme hakmarrëse kundër Iranit në rast të një sulmi.

"Ndjeshmëritë diplomatike kanë hyrë në lojë", deklaroi për Kan një zyrtar i lartë izraelit i cili ka dëshiruar të ngel anonim, duke shtuar se do të kishte një përgjigje, por se do të ishte ndryshe nga sa ishte planifikuar fillimisht.

Duke cituar tre burime anonime izraelite, Ej-Bi-Si Njuz publikoi: "Izraeli u përgatit dhe pastaj është tërhequr nga sulmi hakmarrës kundër Iranit për të paktën dy netë javën e kaluar".

Mes gamës së reaksioneve të mundshme të konsideruara nga kabineti ushtarak i Izraelit ishin opsionet e sulmit të përfaqësuesve iranianë diku tjetër në rajon ose fillimi i një sulmi kibernetik", deklaruan burimet për Ej-Bi-Si Njuz.

Në takimin e Qeverisë të hënën, autoritetet izraelite menduan t'i jepnin leje Forcave izraelite të mbrojtjes (IDF) për të goditur Iranin, por "për arsye operative" vendosën të mos e vazhdojnë atë", deklaruan dy zyrtarë anonimë izraelit për portalin amerikan Aksios.

Grupet e armatosura të mbështetura nga Irani në të gjithë rajonin kanë kryer sulme që nga lufta midis Izraelit dhe Hamasit në tetor.

Sulmet në Teheran gjatë fundjavës, sulmi direkt në territorin izraelit, erdhi dhe si përgjigje e sulmit vdekjeprurës mbi aneksin konsullor iranian në Damask më 1 prill për të cilin u fajësua gjerësisht Izraeli.

Uashingtoni dhe Brukseli kanë premtuar se do të rrisin sanksionet kundër Iranit, ndërsa presidenti i Iranit paralajmëroi "përgjigje të ashpër" ndaj çdo hakmarrje. Duke iu përgjigjur presionit diplomatik, përfshirë mbështetësin e lartë ushtarak Uashington, Netanjahu këmbënguli të mërkurën se Izraeli do të merrte vendimet e tij dhe "të bënte atë që duhet bërë për t'u mbrojtur". rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR