• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mediat amerikane: Demokratët të shokuar pas humbjes së Harisit nga Trampi

Mediat amerikane: Demokratët të shokuar pas humbjes së Harisit nga Trampi

Uashington, 6 nëntor 2024 (MIA) - Mes anëtarëve të Partisë Demokratike ka pakënaqësi pasi nënpresidentja amerikane Kamala Haris pësoi humbje tronditëse zgjedhore, njoftojnë mediat amerikane.

Haris konsiderohej autsajdere ndaj rivalit të saj republikan, Donald Tramp, pasi hyri në garë vetëm tre muaj para zgjedhjeve, por natyra e humbjes së saj bëri që disa demokratë të ngrinin çështje për ardhmërinë e partisë, informuan mediat amerikane.

Kritikat më të ashpra u drejtuan ndaj kreut të partisë, me akuza se mbështetësit demokratë po ushqehen me gënjeshtra për shëndetin mendor të presidentit Xhozef Bajden, derisa përballja katastrofike televizive me Trampin në qershor ngriti alarmin dhe përfundimisht solli largimin e presidentit nga kandidatura.

Megjithatë, paralajmërimi i Bajden në prill të vitit 2023, kur ai konfirmoi se do të kandidohet për mandat të dytë, u prit me skepticizëm nga shumë demokratë, por skeptikët ranë dakord që shpejt t'i bashkohen fushatës së tij si këshilltarë, në vend që ta kundërshtonin atë.

"Partia ka nevojë për një rinisje të plotë. Kanë gënjyer popullin amerikan për shëndetin dhe aftësitë njohëse të presidentit", tha menaxheri i hexh fondit, Bill Akman, donator afatgjatë i demokratëve, i cili mbështeti Trampin në vitin 2024.

Kamala Haris do të japë deklaratë sot në orën 16:00 (21:00 GMT), kumtoi Shtëpia e Bardhë, përgjigja e saj e parë ndaj humbjes zgjedhore nga Donald Tramp. Haris, e cila do të flasë në Universitetin Hauard në Uashington, u mposht bindshëm nga Trampi edhe krahas shumicës së anketave që tregojnë për një garë të ngushtë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR