• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mecolla: Nga kompromisi i Kornizës varen siguria jonë dhe përmbushja e nevojave të qytetarëve

Mecolla: Nga kompromisi i Kornizës varen siguria jonë dhe përmbushja e nevojave të qytetarëve

Bruksel, 1 shkurt 2024 (MIA) - Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla para fillimit të sotëm të Samitit special të BE-së theksoi se është me rëndësi të veçantë që në këtë mbledhje të arrihet kompromis për revizionin afatmesëm të Kornizës financiare shumëvjeçare të Unionit për periudhën  2021-2027, e cila, me tjarash, përfshin sigurimin e mjeteve për mbështetje për Ukrainën, por edhe për ndihmë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

"Kjo do të ndikojë në legjitimitetin, besimin dhe qëndrueshmërinë tonë politike, sepse nga siguria ukrainase varet edhe siguria evropiane", theksoi Mecolla, duke potencuar se shpreson në arritjen e marrëveshjes sot, sepse "ndihma e Ukrainës i duhet sot, e jo nesër ose për disa ditë". 

Sipas saj, nga ky revizion i Kornizës nuk varet vetëm mbështetja e Ukrainës, por edhe sigurimi i mjeteve për përmbushjen e nevojave të qytetarëve evropianë në shumë sfera, si shëndetësia, energjia dhe hulumtimi. 

Mecolla iu drejtua edhe bujqve të cilët protestojnë sot në Bruksel, në masë më të madhe të pakënaqur nga masat nga Politika e Përbashkët Bujqësore e BE-së. 

"Ju shohim dhe ju dëgjojmë dhe nëse dëshironi që të dëgjohet zëri juaj, bëjeni këtë edhe në qershor në zgjedhjet për Parlamentin Evropian", iu drejtua Mecolla bujqve. 

Ajo foli edhe për situatën në Lindjen e Afërt, duke përkujtuar se Parlamenti Evropian ishte institucioni i parë i cili bëri thirrje për armëpushim të përhershëm në Gazë dhe lirimin e të gjithë robërve. 

"Kjo është mënyra e vetme që të sigurohet paqe dhe qëndrushmëri e përhershme në rajon", deklaroi Mecolla, duke shfaqur shpresë se edhe liderët e BE-së do të dalin me qëndrim të ngjashëm dhe me qëllim që i gjithë Unioni të "flasë në një zë". fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR