• e enjte, 27 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mecola: Nuk mund të lejojmë që siguria jonë të varet nga të tjerët

Mecola: Nuk mund të lejojmë që siguria jonë të varet nga të tjerët

Bruksel, 6 mars 2025 (MIA) - Evropa duhet të kujdeset për sigurinë e vet dhe  nuk mund të lejojmë që të tjerët të na ruajnë, deklaroi kryetarja e Parlamentit evropian, Roberta Mecola në fjalimin e sotëm në Samitin special të BE-së kushtuar mbështetjes së Ukrainës dhe mbrojtjes evropiane.

"Shumë gjëra janë në pyetje dhe nuk mund të rpesim më shumë", deklaroi Mecola, duke shtuar se Europarlamenti, në mënyrë të shpejtë dhe efikase mund të përballet me sfidat e sotme të sigurisë pa precedent.

Ajo porositi se në Ukrainë duhet të arrihet paqe e vërtetë që do të garantojë liri për vendin, siguri për Evropën dhe zbrapsje të atyre të cilët mendojnë se mund të marrin territore me forcë.

Ajo i bëri thirrje BE-së të investojë më shumë në mbrojtje me qëllim që të jetë në pozitë të mund t'u përgjigjet kanosjeve pa precedent, duke cekur se përballja me to varet nga guximi i propozimeve të paraqitura dhe shpejtësia me të cilën ato zbatohen.

Sipas Mecolës, vetëm me punë të shpejtë, efikase dhe efektive, do të mund të nxitet besimi në Bashkimin Evropian.

Ajo njlherit u bëri thirrje liderëve të BE-së t'i harmonizojnë qëndrimet rreth Kornizës së ardhshme shumëvjeçare financiare të Unionit për periudhën pas vitit 2027 në pajtim me prioritetet ajtuale të bllokut. ab/

Fotо: ЕPА 

QËNDRONI TË LIDHUR