• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mecola: BE-ja duhet të përgatitet për zgjerimin e 30, 33 ose 35 vendeve

Mecola: BE-ja duhet të përgatitet për zgjerimin e 30, 33 ose 35 vendeve

 Bruksel, 10 nëntor 2023 (MIA) - Gjatë procesit të mëtejshëm të zgjerimit, Bashkimi Evropian duhet të jetë i gatshëm për atë se rregullat që vlejnë për 27 anëtaret e tij nuk do të funksionojnë për 30, madje edhe për 35 vende, tha kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, në Berlin në konferencën "Gjendja në Evropë 2023" të sponzoruar nga Fondacioni Konrad Adenaur. 

 "Historia na tregon se zgjerimi i Bashkimit Evropian, bazuar në qëllime të qarta të përbashkëta, paraqet investim në paqen, sigurinë dhe përparimin e kontinentit evropian. Ky është një proces që përfitojnë të gjitha palët e përfshira. Për këtë arsye Bashkimi Evropian vitin e kaluar i ka bërë thirrje Ukrainës dhe Moldavisë për të marrë statusin e kandidatit, theksoi ajo dhe shtoi se kjo u jep këtyre vendeve një perspektivë të qartë evropiane dhe shërben si një nxitje e fortë për zhvillim dhe reforma", transmeton Ukrinform.

Mecola theksoi se vetë Bashkimi Evropian duhet të përgatitet me kujdes për një zgjerim të tillë dhe të zbatojë reformat e nevojshme për të parandaluar vonesat dhe zhgënjimet e reja në vendet kandidate.

"Duhet të jemi të përgatitur dhe të kuptojmë: ajo që funksionon për Bashkimin Evropian të 27 vendeve nuk do të funksionojë në Bashkimin Evropian me 30, 33 ose 35 anëtare. Edhe kur kjo të ndodhë, ne nuk duhet të dëshpërohemi. Sepse për të gjitha këto vende, perspektiva e premtuar e Evropës është ajo që i shtyn njerëzit. Qeveritë ngrihen dhe bien bazuar në mënyrën se si ne i mbajmë zotimet dhe premtimet tona", theksoi Mecola.

 Siç përkujtin agjencia ukrainase, gjatë fjalimit në Parlamentin Evropian, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajeni, theksoi se në rrethanat aktuale gjeopolitike, procesi i zgjerimit do t'i përmbush interesat e të gjithë BE-së dhe do të kontribuojë në përhapjen të stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në të gjithë Evropën.

Në të njëjtën kohë, siç tha ajo, BE-ja duhet të përgatitet për hyrjen e vendeve të reja në mënyrë që të mos humbasë efektivitetin e institucioneve të saj dhe të ruajë aftësinë për të marrë vendime efektive. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR