• e martë, 24 dhjetor 2024

Mecinoviq: Presidentja e shtetit bëri veprim kundër interesave maqedonase

Mecinoviq: Presidentja e shtetit bëri veprim kundër interesave maqedonase

Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) – Partia politike “E majta” vlerëson se me atë që presidentja e shtetit është fotografuar pa flamurin maqedonas në takimin me presidentin bullgar ka bërë veprim i cili është kundër interesave maqedonase. 

“Ne besojmë se flamuri maqedonas është hequr me qëllim sepse është porosi që na dërgon qeveria e lartë bullgare dhe thjesht shohim se presidentja maqedonase dhe Kabineti i Presidentes ende nuk mund të vijnë në vete dhe të kuptojnë se duhet të mbrojnë interesat maqedonase”, deklaroi deputeti i partisë E majta Amar Muçinoviq në konferencë për media në Kuvend.

Mecinoviq paralajmëroi se si parti politike do të parashtrojnë ndryshime të Ligjit për banim me procedurë të shkurtër me të cilët propozojnë vendosje të kufirit maksimal për marrjen me qira të banesave në tre për qind të vlerës së banesës. Këtë, siç deklaroi, e propozojnë sepse në konsultim me përfaqësues të studentëve kanë konkluduar se situata me shtretërit në konviktet e studentëve është alarmante dhe se për dallim nga viti 2020 kur kishte 4000 shtretër, tani ka 2000 shtretër.

“Me ndryshimet në Ligjin për banim, propozojmë vendosjen e një kufiri maksimal për marrjen me qira të banesave në baza mujore. Në këtë moment ligjvënësi ka parashikuar me zgjuarsi një kufi minimal për marrjen me qira të banesave, që është një e dymbëdhjeta e dy për qind e banesës. E majta parasheh vendosjen e kufirit maksimal prej tre për qind të vlerës së banesës, tha Mecinoviq, duke shtuar se një nga arsyet pse po e kërkojnë këtë është se studentët këtë vit akademik janë të ekspozuar ndaj tarifave të reja të larta të studimit. fc/

Fotografia: Printskrin

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR