• e enjte, 05 dhjetor 2024

Me urdhër të SPAK-ut, në Shqipëri për pesë vite u sekuestruan pasuri me vlerë 150 milionë euro, të fituara nga aktivitete kriminele

Me urdhër të SPAK-ut, në Shqipëri për pesë vite u sekuestruan pasuri me vlerë 150 milionë euro, të  fituara nga aktivitete kriminele

Tiranë, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Njeriu i parë i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, ku po mbahet mbledhja e Komisionit Monitorues të Këshillit të Evropës, tha se SPAK është në linjën e parë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Dumani deklaroi se SPAK po procedon penalisht përfaqësues të ndryshëm të pushtetit ekzekutiv, anëtarë të Kuvendit, si dhe pushtetit gjyqësor, avokatë, gjyqtarë dhe nëpunës të policisë së shtetit dhe për kryebashkiakë aktualë apo të mëparshëm, duke shtuar se kanë mundësuar sulm ndaj organizatave kriminale për trafik droge.

"Krahas ndjekjes penale, për funksionarët e lartë, në fokus të SPAK-ut është edhe lufta kundër krimit të organizuar. Ajo është dhe identifikimi dhe konfiskimi i produkteve nga veprat penale, si për subjektet që ndiqen penalisht për krimin e korrupsionit, ashtu edhe për subjektet e krimit të organizuar. Nga data e krijimit të SPAK-ut, deri sot, kur flasim, ne kemi sekuestruar 150 milionë euro pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale", tha njeriu i parë i SPAK-ut.

Ai potencoi se institucioni që ai udhëheq nuk mund ta luftojë i vetëm korrupsionin dhe tha se "bashkëpunimi i institucioneve të tjera është i domosdoshëm për të pasur sukses në luftën kundër korrupsionit".

"Vitin e fundit vëmendje e veçantë i është kushtuar përforcimit të bashkëpunimit me prokuroritë nga rajoni. Kemi marrëdhënie dhe bashkëpunim shumë të mirë me prokurorinë e Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut", theksoi Dumani.

Prokuroria Speciale e Shqipërisë është themeluar në nëntor të vitit 2019. rq/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR