• e premte, 27 dhjetor 2024

Me sukses tërhiqen dy personat e bllokuar në traget që u djeg në afërsi të Korfuzit, vazhdon kërkimi pas 11 të zhdukurve

Me sukses tërhiqen dy personat e bllokuar në traget që u djeg në afërsi të Korfuzit, vazhdon kërkimi pas 11 të zhdukurve
Athinë, 18 shkurt 2022 (MIA) - Pjesëtarët e njësisë speciale për përballje me katastrofat të shërbimit grek të zjarrfikësve arriti t'i gjejë dhe shpëtojë dy shoferët e kamionëve të cilët me orë të tëra mbetën të bllokuar në tragetin që sot në mëngjes u dogj derisa po lundronte nga Greqia drejt Italisë, ndërsa aksioni për gjetjen e 11 personave të tjerë, po vazhdon, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Siç kumtuan nga roja bregdetare greke, me ndihmën e një helikopteri, njësia speciale është lëshuar në anije, i ka gjetur dy udhëtarët, të cilët më pas, me helikopter Super Puma të marinës ushtarake greke janë dërguar në Korfuz. Sipas mediave greke, personat e shpëtuar janë shoferë të kamionëve, njëri shtetas turk dhe tjetri bullgar dhe të cilët vazhdimisht ishin në kontakt me shërbimet kompetente për gjetjen e tyre. Ministri i Deteve të Greqisë, Janis Plakiatakis, tha se "operacioni gjigant për kërkim dhe shpëtim rezultoi me shpëtimin e 278 udhëtarëve dhe anëtarëve të ekuipazhit", të cilët tani më janë në ishullin Korfuz. Nga shërbimi bregdetar grek, pasdite kumtuan se pas numërimit dhe identifikimit të udhëtarëve të dërguar në Korfuz, "është konstatuar se janë shpëtuar 278 persona, ndër të cilët edhe një person i cili nuk ishte në listën zyrtare të udhëtarëve". Sipas dëshmive të udhëtarëve për mediat greke, kapiteni rreth orës 4:30 minuta i ka informuar se duhet menjëherë të largohen nga kabinat, pas çka me varka për shpëtim janë evakuuar. Arsyeja për zjarrin që shpërtheu derisa trageti po lundronte në pjesën detare në verilindje të ishullit Erikusa ende nuk dihen. Në "Euroferry Olympia" që lundronte nën flamurin italian, u nis nga Igumenica për në Brindizi, ka pasur 239 udhëtarë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit, si dhe automobila dhe kamionë. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR