• e shtunë, 23 nëntor 2024

Me ribalancin 4.1 miliardë denarë për paga dhe pesë miliardë denarë për pagesën e pensioneve

Me ribalancin 4.1 miliardë denarë për paga dhe pesë miliardë denarë për pagesën e pensioneve

 Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Gjithsej 4.1 miliardë denarë për paga dhe pesë miliardë denarë për pagesën e pensioneve janë paraparë me ribalancimin e Buxhetit, njoftoi sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska.

Në një konferencë për shtyp në Qeveri ajo informoi se të ardhurat e përgjithshme në buxhet janë planifikuar në 318 miliardë e 150 milionë denarë, që është një rritje prej 8.22 miliardë denarë. Është planifikuar edhe rritje e të ardhurave tatimore nga llogaritë personale. Shpenzimet janë planifikuar në 362 miliardë e 816 milionë denarë, që është një rritje prej 19.178 miliardë denarë. 

 Fillimisht BPV-ja e parashikuar, thekson, është e parealizueshme. Inflacioni parashikohet në nivel prej 3,5 për qind dhe rritja e pagës neto për 13 për qind.

Sipas ministres, me ribalancin janë siguruar 4.1 miliardë denarë për paga, nga të cilat 1.1 miliardë janë për bllok dotacione që nuk ishin planifikuar në buxhetin bazë. Në një pjesë të institucioneve, siç tha Dimitrieska Koçoska, ka pasur paga të parashikueshme vetëm deri në qershor. 

 "Gjatë përgatitjes së ribalancit janë bërë supozime se sa mjete mund të rishpërndahen nga zërat të cilat tregojnë realizim të dobët. Me rishpërndarjen janë siguruar 20 miliardë denarë, ndërsa janë planifikuar edhe 11 miliardë denarë shtesë për mbulimin e obligimeve dhe obligimeve të vonuara  që kanë qenë të ligjshme dhe nuk kanë qenë të planifikuara. Kjo rezulton me rritje të deficitit buxhetor për 11.156 milionë denarë", theksoi Dimitrieska Koçoska.

Nga viti 2024 deri në vitin 2028 shteti vetëm në bazë të interesave  duhet të paguajë 1.800 miliardë euro. 

 Dimitrieska Koçoska e nisi konferencën për media me konstatim  se gjendja e përgjithshme në buxhet i ka tejkaluar pritjet e Qeverisë.

"Premtova se do të jem gjithmonë e sinqertë para qytetarëve. Gjetëm një shtet që do të thotë një vend në kaos dhe borxhe, një listë dëshirash në vend të zhvillimit. Ekonomia është në vdekje klinike", theksoi Dimitrieska Koçoska. 

Foto: printskrin 

QËNDRONI TË LIDHUR