• e premte, 27 dhjetor 2024

Me kërkesë të Koresë së Jugut dhe SHBA-së, Gjykata e lartë në Podgoricë e vazhdoi paraburgimin e Do Kuonit edhe për dy muaj

Me kërkesë të Koresë së Jugut dhe SHBA-së, Gjykata e lartë në Podgoricë e vazhdoi paraburgimin e Do Kuonit edhe për dy muaj

Podgoricë, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Këshilli jashtëgjyqësor i Gjykatës së lartë në Podgoricë ia vazhdoi masën e paraburgimit shtetasit jugkorean, Do Kuon edhe për dy muaj, për shkak të rrezikut për ikje, kumtoi sot këshilltarja e gjykatës për marrëdhënie me opinionin, Maria Rakoviq.

Ajo për gazetën e Podgoricës "Vijesti" deklaroi se vendimi është sjellë me kërkesë të Koresë së Jugut dhe SHBA-së - vende të cilat e kërkojnë ekstradimin e Do Kuonit, mbretit jugkorean të kriptovalutave.

Gjykata e lartë në Podgoricë në fund të nëntorit solli vendim në procedurë esktradimi kundër shtetasit të akuzuar jugkorean Do Kuon, me çka u konstatua se janë përmbushur kushtet ligjore për ekstradimin e tij, pas kërkesës së Minsitrisë së Drejtësisë të Koresë së Jugut dhe kërkesës së Ministrisë së jashtme të SHBA-së.

Vendimin se në cilin vend do të ekstradohet Do Kuon do ta sjellë ministri malazez i Drejtësisë, Andrej Milloviq.

Në fillim të këtij viti, Do Kuon dhe bashkëpunëtori i tij u arrestuan në Mal të Zi për shkak të posedimit të dokumenteve të falsifikuara. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR