Me helikopterë shpëtohen qytetarët nga zonat e përmbytura në Greqi (video)
- në filluar shpëtimin e personave bllokuar në përmbytjet në Greqinë qendrore, duke pasur parasysh atë se paraprakisht, për shkak të motit të keq dhe rrufesë, nuk lejohej ndërhyrja nga ajri, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:20, 7 shtator, 2023
Athinë, 7 shtator 2023 (MIA) – Me helikopterë Super Puma dhe Bell, ekipet e shpëtimit të Armatës greke dhe Shërbimit Zjarrfikës kanë filluar shpëtimin e personave bllokuar në përmbytjet në Greqinë qendrore, duke pasur parasysh atë se paraprakisht, për shkak të motit të keq dhe rrufesë, nuk lejohej ndërhyrja nga ajri, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Helikopterët zbarkojnë në stadiumin në qytetin Kardica ku transferohen të shpëtuarit.
Ministria e Mbrojtjes Civile dhe Krizave Klimatike e Greqisë gazetarëve të akredituar u ka dërguar video nga aksionet e shpëtimit, të cilat i publikon MIA.
Njëra video tregon shpëtimin e një babai dhe një fëmije të vogël që u nxorrën nga një shtëpi e përmbytur, ndërsa tjetra tregon nxjerrjen e një personi të moshuar.
Sipas ministrit të Mbrojtjes Civile dhe Krizave Klimatike të Greqisë, Vasilis Kikiljas, si pasojë e motit të keq janë zhdukur gjashtë persona.
Siç paraprakisht publikoi MIA, në stuhinë "Daniel" që të martën e përfshiu Greqinë, jetën e kanë humbur katër persona.
Video: Ministria e Mbrojtjes Civile dhe Krizave Klimatike të Greqisë