• e premte, 08 nëntor 2024

Me 368 milionë euro Shqipëria do ta rindërtojë hekurudhën Vorë - Hani i Hotit

Me 368 milionë euro Shqipëria do ta rindërtojë hekurudhën Vorë - Hani i Hotit

Tiranë, 7 mars 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian dhe një sërë institucionesh tjera financiare do të mbështesin projektin rehabilitues hekurudhor Vorë -Hani i Hotit, i cili përshkon veriun e vendit, me rreth 368 milionë euro.

"Në projektin e ri është parashikuar zgjerimi i trasesë dhe ndërtimi i 12 urave të reja për të akomoduar vagonët e rinj elektrik dhe siguruar shpejtësi maksimale deri në 120km/h. Ky projekt infrastrukturor e afron Evropën edhe me pranë Shqipërisë", njoftoi Top Çanel.

Drejtoresha për politika dhe zhvillim të infrastrukturës dhe territorit, Erjola Muka tha se kjo linjë prej 120 kilometrash, është e vetmja linjë hekurudhore që mundëson transport ndërkombëtar të mallrave dhe pasagjerëve të vendit me malin e zi.

"Dhe Shqipëria me Malin e Zi lidhen nëpërmjet stacionit të Tuzit për të vazhduar më pas në Podgoricë dhe me vendet e tjera të rajonit, Beograd, Zagrebi, Ljubjana deri në Budapest”, tha Muka.

Ajo shtoi se në fund të këtij viti pritet dhe përfundimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës me degëzim në aeroportin e Rinasit që do të ndërlidhet me atë të Vorë – Hani i Hotit.

“Rrjeti hekurudhor shqiptar nis me Durrësin që konsiderohet kilometri zero. Më pas është plotësuese e projekteve të tjera, të cilat pritet të fillojnë. Përveç këtij projekti është përfituar dhe projekti I linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë, e cila është pjesë e Korridorit 8. Ndërkohë është ende në proces studimi fizibiliteti dhe dizajni pjesa tjetër e korridorit 8-të Rrogozhinë-Pogradec deri në kufi me Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Muka.

AJo potencoi së në planin e ri të rritjes së Bashkimit Europian, fondet për Ballkanin Perëndimor janë rritur, ndërsa vendet duhet të konkurrojnë me projekte ambicioze për marrë investime nga Evropa, kryesisht në projekte që lidhen me rrjetet rrugore evropiane. bsh/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR