• e premte, 08 nëntor 2024

Mbyllet reaktori i fundit në centralin bërthamor Zaporozhje

Mbyllet reaktori i fundit në centralin bërthamor Zaporozhje

Kiev, 13 prill 2024 (MIA) - Reaktori i fundit në centralin bërthamor Zaporozhje është i mbyllur. Tani të gjithë reaktorët janë në gjendje të shuarjes së ftohtë, ndërsa gjatë procedurës, nuk është rritur radioaktiviteti, njoftoi Drejtoria e Zaporozhjes në Telegram.

Në rajonin e Zaporozhjes ende po zhvillohen luftime, ndërsa centrali disa herë ishte minuar në mënyrë intensive dhe i eksponuar ndaj zjarrit. Centrali më i madh bërthemor në Evropë, me kapacitet prej pothuaj gjashtë gigavatëve, nga shkurti 2022 dhe nën kontroll të Rusisë, ndërsa nga shtatori i njëjti është mbyllur për shkak të rrezikut që të mos shkaktohet fatkeqësi bërthamore.

Një nga blloqet disa herë ka punuar në gjendje të ngrohtë, që do të thotë se reaktori nuk prodhon rrymë, por avull që shfrytëzohet për nevojat e elektranës. Gjendja e ftohtë konsiderohet më e sigurtë pasi blloqet ulen nën presion të ulët dhe ftohen me ujë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR