• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mbyllet aeroporti i Katanias për shkak të shpërthimit të ri të Etnas

Mbyllet aeroporti i Katanias   për shkak të shpërthimit të ri të Etnas

 Romë, 23 korrik 2024 (MIA) - Autoritetet siciliane sot kanë vërejtur një rritje të re të aktivitetit të vullkanit Etna dhe për shkak të lëshimit të hirit vullkanik është mbyllur edhe  aeroporti në Katania.

 Siç raportojnë mediat italiane, pezullimi i ngritjeve dhe uljeve ka sjellë anulimin dhe devijimin e fluturimeve, ndërsa funksionimi i aeroportit do të fillojë pasi të përfundojë heqja e hirit nga infrastruktura.

 Aktiviteti shpërthyes është ende në vazhdim dhe Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Katania regjistroi lëkundjen e kanalit të magmës, që çon në goditje të forta, raporton Koriere dela Sera.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR