• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Mbyllen pesë stacione të benzinës në Selanik dhe në Athinë për shkak të mashtrimeve me karburantë

Mbyllen pesë stacione të benzinës në Selanik dhe në Athinë për shkak të mashtrimeve me karburantë

Athinë, 9 maj 2025 (MIA) - Për shkak të ndërhyrjeve në mekanizmat e pompës dhe sistemin e hyrje-daljes së karburantit, duke siguruar një sasi më të vogël karburanti nga sa ishte deklaruar, Drejtoria e pavarur e të adhurave Publike të Greqisë (AADE) ka mbyllur pesë stacione të benzinës në Athinë dhe Selanik për dy vjet, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në mesin e marsit, policia greke shkatërroi dy grupe kriminale në Selanik dhe Athinë, të cilët kishin instaluar softuer të posaçëm në stacionet e benzinës që shpërndanin një sasi më të vogël karburanti, duke vjedhur kështu benzinë ​​nga qytetarët dhe duke e shitur atë shtesë, ndërsa mbi 55 persona u arrestuan.

Nga AADE kumtuan sot se ekipet e revizorëve doganorë, në bashkëpunim me Drejtorinë për luftimin e krimit të organizuar dhe Drejtorinë për hetime penale, kryen kontrolle të dhjetë stacioneve të benzinës, të cilat ishin të përfshira në rastin konkret, në pesë prej të cilave u zbuluan probleme dhe ndërhyrje në softuerin e shpërndarjes së karburantit, pas të cilave ato morën një ndalesë dy-vjeçar për funksionim,, ndërsa për pesë të tjerat u kërkuan informacione shtesë, ndërsa revizioni është duke vazhduar.

Paralelisht shtuan se shkelësit do të ndëshkohen, ndërsa Drejtoria e pavarur e të ardhurave publike e Greqisë do të vazhdojë me inspektime intensive. ls/

Foto: Drejtoria e pavarur e të ardhurave publike e Greqisë 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR