• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mbrojtja kundërajrore ukrainase mbrëmë ka shkatërruar 30 dronë rusë "Shahed"

Mbrojtja kundërajrore ukrainase mbrëmë ka shkatërruar 30 dronë rusë

Kiev, 30 shtator 2023 (MIA) - Mbrojtja kundërajrore ukrainase mbrëmë ka shkatërruar 30 dronë "Shahed" në pjesën jugore të vendit, njoftoi Ukrinform, duke iu referuar publikimit të Komandës jugore të Ukrainës.

"Tridhjetë dronë janë shkatërruar mbrëmë në rajonin tonë të përgjegjlsisë nga ana e forcave për mbrojtje ajrore: 20 në rajonin Vinica, gjashtë në rajonin Odesa, katër në rajonin Nikollaev", thuhet në kumtesën e komandës.

Pas sulmit, një zjarr i madh shpërtheu në lokacionin infrastrukturor në Kalinovka. Autoritetet në rajonin ukrainas Vinica herët në mëngjes kanë urdhëruar evakuim në qytet.

"Në këtë moment nuk ka nevojë për evakuim të përgjithshëm, përveç në afërsi të drejtpërdrejtë të rajonit të goditur", deklaroi perfekti i Kalinovkas, Vasil Polishçyk.

Nuk ka raporte për viktima, ndërsa nuk ka hollësira as për atë se cili cak është qëllluar dhe me çfarë arme, njoftuan mediumet britanike. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR