Mbrojtja kundërajrore ruse mbrëmë ka rrëzuar 28 dronë ukrainas
- Forcat e Mbrojtjes kundërajrore ruse mbrëmë kanë rrëzuar gjithsej 28 dronë ukrainas mbi territorin e Federatës Ruse, njoftoi këtë mëngjes Ministria ruse e Mbrojtjes.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:05, 7 qershor, 2024
Moskë, 7 qershor 2024 (MIA) - Forcat e Mbrojtjes kundërajrore ruse mbrëmë kanë rrëzuar gjithsej 28 dronë ukrainas mbi territorin e Federatës Ruse, njoftoi këtë mëngjes Ministria ruse e Mbrojtjes.
Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar dronët ukrainas mbi Krime, Detin Azov, Territorin Krasnodar, Belgorod dhe rajonin e Rostovit, theksohet në komunikatë, njoftuan mediat ruse.
Pasi Rusia nisi sulmin e saj ndaj Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022, Moska pothuajse çdo ditë ka njoftuar për sulmet nga dronët ukrainas në zonat kufitare dhe qendrore, si dhe në Krime. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s