Mbrojtja kundërajrore e Ukrainës rrëzoi rreth 20 dronë mbi Kiev
- Rusia mbrëmë e sulmoi Kievin me dronë, ndërsa mbrojtja kundërajrore ukrainase hasi dhe shkatërroi pothuajse 20 dronë.
- Post By Fami Bajrami
- 08:48, 16 shtator, 2024
Kiev, 16 shtator 2024 (MIA) - Rusia mbrëmë e sulmoi Kievin me dronë, ndërsa mbrojtja kundërajrore ukrainase hasi dhe shkatërroi pothuajse 20 dronë.
Ky është sulmi i tetë këtë muaj ndaj Kievit.
Dronë rusë po lëviznin drejt Kievit nga drejtime të ndryshme dhe në disa grupe, publikoi në Telegram shefi i administratës ushtarake të Kievit, Sergej Popko.
Ai shtoi se, sipas informacioneve paraprake, nuk ka pasur viktima apo dëme materiale. rq/
Foto: arkivi i MIA-s