• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mbrojtja e gazetarëve, ndikimi nga jashtë, Ukraina dhe Gaza ndër temat e sesionit të PE-së

Mbrojtja e gazetarëve, ndikimi nga jashtë, Ukraina dhe Gaza ndër temat e sesionit të PE-së

Bruksel, 11 mars 2024 (MIA) - Mbrojtja e gazetarëve, lufta kundër ndikimit të huaj, politika e jashtme dhe siguria e BE-së, ligji për inteligjencën artificiale dhe efikasitetin energjetik janë ndër pikat e rendit të ditës të mbledhjes plenare të Parlamentit Evropian që fillon pasditen e sotme në Strasburg.

Mbledhja e kësaj jave e Parlamentit Evropian fillon me debat mbi Direktivën për efikasitetin energjetik të ndërtesave që parashikon uljen e konsumit të energjisë, uljen e emetimeve të gazit që shkaktojnë efektin serë në ndërtimtari dhe shndërrimin e saj në një sektor neutral ndaj klimës deri në vitin 2050. Eurodeputetët sipas kësaj direktivë, si dhe rregulloren e re për uljen e ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës nga impiantet industriale dhe fermat e mëdha blegtorale, eurodeputetët do ta votojnë nesër, kur është parashikuar edhe debat për propozim- ligjin për lirinë e medias. Bëhet fjalë për rregullore të re për mbrojtje të gazetarëve në BE nga kërcënimet në rritje ndaj lirisë së medias dhe sigurimin e qasjes në përmbajtje editoriale të pavarura mediatike. Votimi për propozim- ligjin për lirinë e medias është paralajmëruar për të mërkurën.

Vazhdimi i nesërm i sesionit të PE-së, madje do të fillojë me debat të eurodeputetëve me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe përfaqësues të presidencës belge, kushtuar Samitit të ardhshëm të BE-së të caktuar për më 21 dhe 22 mars, kushtuar politikës së jashtme dhe çështjes së sigurisë. Në këtë kontekst, eurodeputetët do të paraqesin qëndrimet e tyre për zhvillimet e fundit në agresionin rus kundër Ukrainës dhe konfliktin në Rripin e Gazës, si dhe për çështje që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen evropiane.

Nesër në rend dite është edhe debati për luftën kundër ndërhyrjeve të huaja ku eurodeputetët do të debatojnë me nënkryetaren e Komisionit Evropian për vlera dhe transparencë Vera Jurova për gatishmërinë e BE-së dhe vendeve anëtare për ballafaqim me ndërhyrjet dhe ndikimet nga jashtë përfshirë dhe Rusinë.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR