• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mbrojtja e gazetarëve dhe natyra e ndikimit të huaj në mesin e temave të sesionit të qershorit të PE-së

Mbrojtja e gazetarëve dhe natyra e ndikimit të huaj në mesin e temave të sesionit të qershorit të PE-së

Bruksel, 10 korrik 2023 (MIA) - Mbrojtja e gazetarëve dhe aktivistëve në Bashkimin Evropian nga veprime juridike të pabaza dhe ofenduese është një nga temat e rendit të ditës në sesionin e Parlamentit Evropian që fillon sot në Strasburg. 

Siç informon raportuesi special i MIA-s nga Brukseli, eurodeputetët sot do të debatojnë për rregullat e reja për mbrojtje të gazetarëve, organizatave mediatike, aktivistëve, akademikëve, artistëve dhe hulumtuesve në BE nga përpjekjet që të heshten përmes veprimeve juridike të pabaza dhe ofenduese. Votimi për këto propozim rregulla të reja është paraparë për nesër. 

Eurodeputetët sot do ta shqyrtojnë edhe Ligjin për restaurimin e natyrës, i propozuar nga Komisioni Evropian, pasi propozim versioni i tij nuk ishte mbështetur nga anëtarët e Komitetit për Mjedis Jetësor. Deputetët do të duhet të deklarohen nëse plotësisht do ta hedhin poshtë rregullativën e propozuar nga ana e KE-së ose do ta miratojnë me ndryshime të caktuara. 

Доколку се случи инвазија на Украина, Европската унија треба да го запре увозот на руски гас и нафта и да ја исклучи Русија од меѓународниот платежен систем SWIFT.

Deputetët do të duhet të deklarohen edhe për marrëveshjen politike të arritur ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së rreth Rregullativës për mbështetje të prodhimtarisë së municionit, i cili ka për qëllim që ta përshpejtotjë dërgesën e armëve dhe raketave për Ukrainën dhe tu ndihmojë vendeve anëtare të BE-së që ta plotësojnë arsenalin e saj. 

Për sot është paraparë që eurodeputetët të debatojnë edhe për rregullat e reja për uljen e konsumit të enegjisë në BE për të paktën 11,7 për qind deri në vitin 2030, si dhe për rregullat e reja të Unionit për stacione për mbushje të automobilave dhe kamionëve, qëllimi i të cilit është ulje e emetimeve të gazrave serë në sektorin transportues. Votimi për dy propozimet është paraparë për nesër. 

Për nesër janë planifikuar edhe debat dhe votim për Ligjet për çipa të BE-së, i cili ka për qëllim të sigurojë furnizim më të mirë me teknologji digjitale përmes rritjes së prodhimtarisë dhe inovacioneve në këtë sektor, ndërsa me këtë edhe të përforcohet autonomia stategjike dhe siguria e Unionit. 

Европски парламент

Nesër deputetët do të diskutojnë edhe për rekomandimet e Komitetit special të Parlamentit Evropian përgjegjës për analizë të situatave gjatë kohës së pandemisë me Kovid-19, të cilët përfshijnë mënyra dhe masa për reagim gjatë krizave të ngjashme në të ardhmen. Me rekomandimet, për të cilat duhet të votohet të mërkurën, kërkohet përforcim i Bashkimit Shëndetësor Evropian, rezistencë më e madhe e sistemeve shëndetësore kombëtare dhe rritje të kontrollit parlamentar të masave, koordinimin dhe solidaritetin gjatë pandemisë të ardhme eventuale. 

Të mërkurën, eurodeputetët do të diskutojnë edhe për rezultatet e Samitit të BE-së, të mbajtur më 29 dhe 30 qershor, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë dhe Rusi, si dhe për Propozim rezolutën për kërkim dhe shpëtim në Mesdhe. Ata do të debatojnë gjithashtu për reformat e propozuara nga Komisioni i Posaçëm për Ndërhyrjen e Huaj, i cili kërkon krijimin e sistemeve më efektive të monitorimit dhe mbikëqyrjes për zbulimin e ndërhyrjeve të huaja në aktivitetet e Parlamentit Evropian, si dhe për transparencë, integritet dhe llogaridhënie më të madhe. Të enjten pritet të votohen Çropozim-rezoluta për kërkim dhe shpëtim në Mesdhe dhe për reformat për mbrojtjen e institucioneve demokratike dhe integritetin e Kuvendit.

Me rastin e 28-vjetorit të masakrës në Srebrenicë, është paraparë që kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla të flasë para eurodeputetëve para fillimit të sesionit të nesërm për votim. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR