• e mërkurë, 01 janar 2025

Mbrojtja civile e Gazës: Shtatë të vrarë në sulmin izraelit ndaj një spitali

Mbrojtja civile e Gazës: Shtatë të vrarë në sulmin izraelit ndaj një spitali

Gaza, 29 dhjetor 2024 (MIA) - Mbrojtja civile e Gazës ka njoftuar sot se së paku shtatë persona kanë humbur jetën në një sulm në spital, që sipas ushtrisë izraelite, kanë qenë luftëtarë të organizatës islamike palestineze Hamas.

"Në sulmin izraelit në katin e sipërm të spitalit Al-Vafa në pjesën qendrore të qytetit të Gazës, disa njerëz janë plagosur", shtohet në komunikatë.

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se ka kryer një "target sulm" në një njësi të mbrojtjes ajrore të Hamasit që po përdorte objektin si qendër komandimi "për përgatitjen dhe kryerjen e sulmeve terroriste".

Ai shtoi se ndërtesa aktualisht nuk po përdoret si spital dhe Ministria e Shëndetësisë e Hamasit tha se objekti është "pjesërisht funksional".

Sulmi në spitalin Al-Vafa pasoi një ditë pas përfundimit të një operacioni të madh izraelit, në të cilin, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, spitali i fundit i madh në veri të Gazës, "Kamal Advan", doli jashtë shërbimit.

Ushtria izraelite arrestoi drejtorin e spitalit, dr. Hosam Abu Safia, për të cilin dyshon se është një ekstremist i Hamasit.

Izraeli më 6 tetor intensifikoi ofensivën e tij ajrore dhe tokësore në Rripin verior të Gazës për të parandaluar rigrupimin e luftëtarëve të Hamasit. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR