• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mbrojtja civile e Gazës: Qindra ndërtesa u shkatërruan plotësisht në sulmet e mbrëmshme izraelite

Mbrojtja civile e Gazës: Qindra ndërtesa u shkatërruan plotësisht në sulmet e mbrëmshme izraelite

Gaza, 28 tetor 2023 (MIA) - Qindra ndërtesa janë “shkatërruar plotësisht” në Rripin e Gazës nga bombardimet e mbrëmshme izraelite, kumtoi sot Mbrojtja civile palestineze.

"Qindra ndërtesa dhe shtëpi u shkatërruan plotësisht, ndërsa mijëra banesa janë dëmtuar", deklaroi Mahmud Basal, zëdhënës i Mbrojtjes Civile në Gaza, territori palestinez i kontrolluar nga Hamasi islamik, të cilin Izraeli thotë se dëshiron ta "shkatërrojë", transmeton Beta. 

Ai shtoi se bombardimet intensive të natës së mbrëmshme e "ndryshuan pamjen e Gazës dhe zonave veriore".

Nga bombardimet e rrugëve janë krijuar kratere të mëdhenj.

Disa orë para fillimit të bombardimeve masive izraelite, ushtria izraelite mbrëmë e akuzoi Hamasin se po bën luftë nga spitalet në Rripin e Gazës dhe se po e përdorë popullatën si "mburojl njerëzore", gjë që lëvizja islamiste e mohoi kategorikisht.

Lufta filloi më 7 tetor me sulmet e Hamasit në territorin izraelit, të paprecedentë në shkallë dhe dhunë. Sipas ushtrisë izraelite, 229 izraelitë dhe të huaj janë rrëmbyer dhe po mbahen peng në Rripin e Gazës, ku Hamasi ka qenë në pushtet që nga viti 2007.

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit njoftoi se më shumë se 7.300 njerëz, shumica dërrmuese e tyre civilë, përfshirë tre mijë fëmijë, janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR