• e enjte, 17 tetor 2024

Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar 13 dronë luftarakë rusë

Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar 13 dronë luftarakë rusë

Kiev, 5 prill 2024 (MIA) - Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar të gjithë 13 dronët rusë të prodhuar nga Irani që synonin rajonet jugore dhe juglindore të vendit gjatë natës, shkruan Forcat ajrore në Telegram.

Objektet e furnizimit me energji në rajonin e Odesas u tha se ishin cak i sulmit ajror. Autoritetet nuk dhanë asnjë detaj në lidhje me caqet e mundshme në rajonet Zaporozhje dhe Dnjepropetrovsk, transmeton DPA.

Ushtria ruse gjatë natës ka gjuajtur pesë raketa në objektiva në Ukrainë nga rajoni kufitar rus i Belgorodit.

Në rajonin lindor të Ukrainës Donjeck, të paktën dy civilë  janë vrarë dhe pesë janë plagosur nga bombardimet ruse në lagjen e Nju Jorkut dhe qytetin Pokrovsk, kumtuan personat zyrtarë. Disa dhjetëra ndërtesa janë dëmtuar.

Në lagjen fqinje të Harkovit, gjithashtu, një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur dje nga një raketë ruse teksa po punonin në fushë.

Rusia javët e fundit ka rritur përdorimin e saj të dronëve me eksploziv për të sulmuar fqinjin e saj në javët e fundit, shkruan DPA.  rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR