• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mbreti dhe mbretëresha e Suedisë për vizitë në Estoni

Mbreti dhe mbretëresha e Suedisë për vizitë në Estoni

Talin, 2 maj 2023 (MIA) – Mbreti suedez Karl Gustavi i Gjashtëmbëdhjetë dhe mbretëresha Silvia sot e filluan vizitën shtetërore treditore në Estoni, e para në ish-republikën sovjetike pas më shumë se 30 vitesh.

Vizita mbretërore ka për qëllim përforcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në sektorin e sigurisë dhe të mbrojtjes, ekonomisë dhe në sferën e arsimit, hulumtimit dhe inovacioneve, kumtoi kabineti i presidentit të Estonisë.

Presidenti i Estonisë, Alar Karis dhe bashkëshortja e tij i pritën mbretin dhe mbretëreshën suedeze në Sheshin qendror të lirisë në Talin me nderime ushtarake, ndërsa turma e qytetarëve nga të gjitha moshat valonin flamuj estonezë dhe suedezë.

Kabineti i presidentit të Estonisë kumtoi se vizita e mbretit dëshmon për miqësinë e ngushtë midis Estonisë dhe Suedisë, veçanërisht pasi këtë vit shënohet 50 vjetori i shkeljes në fron i mbretit Karl Gustavi i 16.

Shtetet baltike Estonia, Letonia dhe Lituania, ish-republika sovjetike që janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, janë fqinjë të Suedisë përmes Detit Baltik dhe kanë lidhje të ngushta afariste dhe politike me të.

Estonia ka lidhje historike me Suedinë, pasi vendi i vogël me 1,3 milionë banorë ka qenë provincë e Perandorisë suedeze në shekullin 17-të dhe në fillim të shekullit 18-të.

Herën e fundit mbreti dhe mbretëresha suedeze ishin për vizitë shtetërore në Estoni në vitin 1992, një vit pasi vendi baltik e ktheu pavarësinë e tyre pas pothuajse 50 vjet të sundimit sovjetik.

Mbreti Karl Gustavi i Gjashtëmbëdhjetë erdhi në fron më 15 shtator 1973 dhe është monarku i cili më gjatë ka sunduar me Suedinë. Në qershor në Suedi me solemnitete të ndryshme do të shënohet 50-vjetori i sundimit të tij.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR