• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mbreti Çarlsi i Tretë diagnostikohet me kancer

Mbreti Çarlsi i Tretë diagnostikohet me kancer

Londër, 5 shkurt 2024 (MIA)-  Mbreti britanik Çarlsi i Tretë është diagnostikuar me një lloj kanceri, bën të ditur pallati i Bakingemit.

Kanceri u zbulua gjatë trajtimit të tij të fundit nga prostata e zmadhuar. Lloji i kancerit nuk është zbuluar, por sipas një deklarate të pallatit mbreti ka filluar trajtimet.

“Mbreti pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur. Ai do t’i shtyjë angazhimet e tij publike dhe pritet që anëtarët e tjerë të familjes mbretërore të ndihmojnë për ta përkrahur gjatë trajtimit të tij", njofton pallati.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR