• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mbreti Çarls për herë të parë u paraqit në publik që kur u diagnostikua me kancer

Mbreti Çarls për herë të parë u paraqit në publik që kur u diagnostikua me kancer

Londër, 6 shkurt 2024 (MIA) - Mbreti Çarls i Tretë dhe mbretëresha Kamila janë fotografuar duke dalur nga Klarens Haus, shtëpia e tyre në Londër. 

Siç njofton Bi-Bi-Si, helikopteri i mbretit më pas u ul në Pallatin Bakingemit.

Duket se mbreti Çarsl po përgatitet të udhëtojë në Sandringemm, një nga rezidencat e familjes mbretërore në Norfolk, sipas Bi-Bi-Si-së. 

Princi Hari sot ka mbërritur në Londër për ta vizituar babain e tij, mbretin Çrals (75), më pak se 24 orë pasi u njoftua se monarku vuante nga kanceri.

 Mediat britanike raportojnë se ai fluturoi nga Kalifornia më herët gjatë ditës së sotme dhe fotografët e kanë "kapur kur mbërriti në Klarens Haus, ku tani jeton babai i tij.

Pas 17 muajsh në fron, mbreti Çarls, i cili iu nënshtrua trajtimit të parë të hënën, do të mungojë në jetën publike për një periudhë të pacaktuar. Kryeministri Rishi Sunak u mundua që ta qetësojë kombin, duke thënë se kanceri që preku monarkun 75-vjeçar është "zbuluar herët".

"Ne jemi në kontakt të rregullt dhe do të vazhdojmë komunikimin si më parë", tha Sunak, i cili bisedon me mbretin çdo javë.

Nuk është specifikuar lloji i kancerit nga i cili vuan mbreti britanik. Bëhet e ditur se sëmundja u zbulua në fund të janarit gjatë një operacioni për hipertrofinë beninje të prostatës dhe se nuk bëhet fjalë për kancer të prostatës.

Pas trajtimit të parë mjekësor, mbreti ka kaluar natën në shtëpinë e tij, Klarens Haus, raportojnë mediat britanike dhe shkruajnë se mbreti është “shumë optimist” për sëmundjen. Ai bëri të ditur gjithashtu se do të vazhdojë të kryejë “detyrat shtetërore dhe administrative”. Sëmundja e Çarls e ka hedhur përsëri monarkinë në pasiguri vetëm një vit e gjysmë pas vdekjes së Elizabet II dhe më shumë se 70 vjet nga mbretërimi i saj.

 Kjo është veçanërisht e theksuar nëse merret parasysh fakti se një prej personalitetet  më të dashura të familjes mbretërore, princesha Kejt, gruaja e Princit Uilliam, duhet një kohë të gjatë të rimbëkëmbet as një operacioni abdominal të kryer në janar, pas të cilit ishte në spital për gati dy javë. Ajo nuk shfaqet në publik që nga Krishtlindjet dhe kthimi i saj nuk pritet deri për Pashkë, në fund të marsit. qa/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR