• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mbretëresha e ardhshme e Spanjës e vazhdon trajnimin ushtarak

Mbretëresha e ardhshme e Spanjës e vazhdon trajnimin ushtarak

Madrid, 20 dhjetor 2023 (MIA)- Princesha spanjolle Leonor mbërriti në Pirinejtë ku periudhën e ardhshme do ta vazhdojë stërvitjen ushtarake. Fotografët kapën trashëgimtaren e frontit në një shteg skijimi, së bashku me kadetët e tjerë. 

"Si edhe në të gjitha monarkitë parlamentare, trashëgimtarja e frontit duhet të ketë karrierë ushtarake. Në një kohë të caktuar, një grua do të jetë komandant suprem të forcave të armatosura. Vitet e fundit kemi bërë përpjekje të mëdha për përfshirjen e grave në forcat e armatosura", deklaroi ministrja e Mbrojtjes së Spanjës, Margarita Robles.

 

 

Përndryshe, princesha Leonor e filloi vitin e parë të trajnimit ushtarak në gusht të vitit të kaluar, transmeton "Blic".

 Këtë tetor ajo dha betimin dhe në këtë mënyrë e mori kushtin bazë për t'u bërë mbretëreshë e Spanjës. Në sallën e mbushur plot të Kongresit Spanjoll, në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm zyrtarë të shumtë, mes të cilëve edhe kryeministri i vendit, Pedro Sançez. Sipas “El Pais”, në ngjarje ishin të pranishëm 585 musafirë.ss/

 Foto: EPA, Instagram

 

QËNDRONI TË LIDHUR