• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mbledhje e jashtëzaondshme e ECCAS për shkak të situatës në Gabon

Mbledhje e jashtëzaondshme e ECCAS për shkak të situatës në Gabon

Libervil, 1 shtator 2023 (MIA) - Komuniteti ekonomik i vendeve të Afrikës Qendrore (ECCAS) më 4 shtator do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për shkak të situatës në Gabon. 

Paraprakisht, ECCAS bëri thirrje për kthimin e rendit kushtetues në vend.

Hunta ushtarake në Gabon para dy ditëve njoftoi se mori pushtetin dhe vendosi presidentin Ali Bongo në arrest shtëpiak, pasi i anuloi rezultatet e zgjedhjeve, sipas të cilit Bongo fitoi mandat të tretë.

Vendet anëtare të ECCAS janë Angola, Burundi, Kameruni, Republika e Afrikës Qendrore, Kongo, Gaboni, Guinea Ekuatoriale, Republika Demokrate e Kongos, Ruanda, Sao Tome dhe Principe dhe Çad. qa/bsh/

Foto: Logo ECCAS

QËNDRONI TË LIDHUR