• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mbledhje e KS të KB-së për shkak të krizës humanitare në Rripin e Gazës

Mbledhje e KS të KB-së për shkak të krizës humanitare në Rripin e Gazës

Nju-Jork, 10 tetor 2024 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dje mbajti mbledhje me rastin e krizës humanitare, një vit pas sulmit të grupit militant palestinez Hamas ndaj Izraelit, pas çka filloi lufta në Rripin e Gazës.

Ambasadori izraelit Deni Danon theksoi se kaloi nël vit nga "masakra" e 7 tetorit, ditës mët ë zezë në historinë e Izraelit.

"Gjatë vitit të kaluar Izraeli pësoi dhimbje të paimagjinueshme. Familjet janë ende të pikëlluara, jo vetëm për ata që i humbën, por edhe për ata të cilët mbetën në duart e Hamasit", theksoi Danon.

Ai shtoi se "e ardhmja e Gazës duhet të jetë e ardhme pa Hamasin".

Ambasadori palestinez në KB, Riad Mansur theksoi se "sulmet izraelite pa precedent" ndaj KB-së, ndaj sekretarit të përgjithshëm, Antonio Guteresh dhe ndaj Agjencisë së Kb-së për ndihmë të refugjatëve palestinezë (UNRVA) duhet të kuptohen në kontekst të sulmeve të tij ndaj popullit palestinez.

"Nëse qëllimi i Izraelit është ta bëjë Gazën të papërshtatshme për të jetuar, atëherë duhet ta sulmojë shtyllën e prëgjigjes humaniatre në Gazë - UNRVA", theksoi Mansur.

Përderisa ambasadorja e SHBA-së në KB, Linda Tomas-Grinfild potencoi se edhe krahas përpjekjeve të mëdha diplomatike t'i vihet fundi luftës, konflikti në Gazë vazhdon të shkaktojë vuajtje të mëdha të civilëve palestinezë në enklavë dhe ta destabilizojë rajonin.

Ambassdori rus në KB, Vasilij Nebenzja deklaroi se metodat terroriste nuk mund të arsyetohen dhe se dhuna ndaj izraelitëve dhe palestinezëve është e papranueshme.

"Gaza u bë burgu më i madh  i hapur në botë, që vazhdimisht është bombarduar dhe bllokuar për ndihmë, theksoi Nebenzja.

Përderisa ambasadori kinez në KB, Fu Kong theksoi se konflikti në Rripin e Gazës dhe situatën në Lindjen e Afërt janë detyra prioritare të KS-së, por se situata nuk është përmirësuar, por po përkeqësohet çdo ditë. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR