• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Mbledhje e Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së, në mesin e temave edhe konkluzionet për zgjerimin

Mbledhje e Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së, në mesin e temave edhe konkluzionet për zgjerimin

Bruksel, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Miratimi i konkluzioneve për zgjerimin dhe procesin e stabilizimit dhe asocimit, për evaluim të dialogut vjetor për sundimin e drejtësisë dhe për menaxhimin me ndryshimet demografike në Evropë, do të jenë temat kryesore të mbledhjes së sotme të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së (GAK).

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, sipas burimeve nga Këshilli Evropian, në kuadër të debatit për zgjerimin ministrat dhe sekretarët shtetërorë përgjegjës për çështje evropiane të vendeve anëtare të BE-së do të vendosin edhe në lidhje me konferencat e dyta ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në rend dite të mbledhjes së GAK, me të cilën do të kryesojë sekretari shtetëror spanjoll për Bashkimin Evropian, Paskual Ignasio Navaro Rios, do të jenë edhe përgatitjet për Samitin e BE-së që do të mbahet të enjten dhe të premten, bisedimet për marrëveshjet për asocim me Andorën dhe San Marinon, propozimi i Spanjës për ndryshim të Rregullores 1/1958 të Unionit me çka gjuha katalanase, baske dhe galike do të njiheshin si gjuhë zyrtare në Union, si dhe debati për Konferencën për të ardhmen e Evropës.

Gjithashtu, është paraparë që presidenca aktuale spanjolle dhe presidenca e ardhshme belge me BE-në ta prezantojnë udhërrëfyesin për aktivitetet e institucioneve evropiane për vitin 2024.

Mbledhja e Këshillit për Punë të Përgjithshme mbahet një ditë para Samitit BE-Ballkani Perëndimor, në të cilën pritet të përcillet porosia se zgjerimi është investim në paqe dhe vendosmëri për integrim më të madh të vendeve kandidate për anëtarësim në Union, me çka ata dhe qytetarët e tyre do të ndjenin përfitimet e anëtarësimit edhe para anëtarësimit të plotë në bllok. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR