Mbledhja konstitutive e Grupit parlamentar ndërpartiak për avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara
- Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet Mbledhja konstituive e Grupit parlamentar ndërpartiak për avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.
- Post By Besnik Shuki
- 09:30, 30 tetor, 2024
Shkup, 30 tetor 2024 (MIA) - Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet Mbledhja konstituive e Grupit parlamentar ndërpartiak për avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.
Në seancë do të mbajnë fjalim Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit, Vesna Bendeska, nënkryetare e Kuvendit dhe ish-kryesuese e Grupit parlamentar ndërpartiak për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara,
Jovan Mitreski, ish-kryesues i Grupit parlamentar ndërpartiak për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, Nikolla Micevki, koordinator i Grupit parlamentar të VMRO-DMPNE-së dhe kryesues i Grupit parlamentar ndërpartiak për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
Pas fjalimeve, do të vijojë diskutim për temën, ndërsa do të mbajnë fjalime edhe persona me aftësi të kufizuara në drejtim të pritjeve dhe pikëpamejeve të tyre për proceset e implementimit të Konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. bsh/
Foto: MIA arkiv