• e premte, 27 dhjetor 2024

Mbledhja e Këshillit gjyqësor u ricaktua për në orën 13:00

Mbledhja e Këshillit gjyqësor u ricaktua për në orën 13:00

Shkup, 27 prill 2023 (MIA) - Mbledhja e Këshillit gjyqësor duhet të mbahet në orën 13:00. Fillimisht ajo u caktua për në orën 11:00, ndërsa para ndërtesës së Këshillit gjyqësor janë tubuar numër i madh i ekipeve të gazetarëve dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Këshilli gjyqësor sot duhet të mbajë mbledhje për zgjedhje të kryetarit të ri, pasi që dje zëvendësi Selim Ademi në prnai të kryetares Vesna Dameva, pas disa orë tensione dhe zënka e mori kryesimin me mbledhjen dhe propozoi të votohet për shkarkimin e saj me ngritje të dorës.

Për shkarkimin e Damevës votuan shtatë anëtarë - Selim Ademi, Milazim Mustafa, Hanif Zendeli, Mirsad Surroi, Sashko Georgievski, Loreta Georgieva dhe Pavlina Cërvenkovska, pas çka zëvendëskryetari konstatoi se kryetarja aktuale është shkarkuar dhe tashmë nuk mund të kryesojë me ,blehdjen dhe e caktoi të sotmen për zgjedhje të kryetarit të ri.

Shkarkimi i Damevës shkaktoi reagime në opinion dhe tek ekspertët në jurisprudencë se në të vërtetë bëhet fjalë për mosrespektim të procedurës.

Shkas i drejtpërdrejtë për shkarkimin e Samevës ishte refuzimi i saj për të vendosur në rend dite pikë të re, pas çka zëvendësi i saj Ademi inicoi votim për ndërrimin e saj, ndërsa shkaku kinse ka qenë se e ka fshehur letrën e ambasadores së SHBA-së, Angela Ageler, dërguar më 11 prill, në të cilën ajo shpreh shqetësim për shkak të vendimit të Gjykatës së Apelit - Shkup të kthejë në procedurë të shkallës së parë në rigjykim disa lëndë të, siç thekson, profileve të larta.

Dameva pas ,bledhjes vlerësoi se "këshilli është shndërruar në anarki", ndërsa vendimin për shkarkimin e saj e vlerësoi si kundërligjor dhe se ai është sjellë për të kënaqur "disa individë të caktuar në politikë".

Me qëndrimin e Damevës u dakordua edhe organizata joqeveritare Koalicioni "Të gjithë për gjykim të drejtë", i cili konsideron se Këshilli gjyqësoe nuk ka mundur të sjellë vendim për shkarkimin e saj nga funksioni i kryetares, pa e shkarkuar si anëtare e Këshillit, Koalicioni konsideron se nuk është respektuar procedura, në të cilën mund të vendoset për çfarëdo lloj përgjegjësie disiplinore të një anëtari, përfshirë edhe të kryetarit të Këshillti gjyqësor, si dhe se vendimi ishte sjellë me shumicë joadekuate, përkatësosht në vend të 8, për të votuan 7 anëtarë, prej të cilëve njëra ishte edhe vota e anëtarit i cili e inicoi shkarkimin.

Darko Avramovski nga Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë për TV 24 thotë se letra e Agelerit është kahëzuar drejt disa faktorëve në sektorin e jurisprudencës, ndërsa disa dukshëm edhe arritën ta gjejnë veten në atë letër.

"Unë shpresoj se do të ndërmarrin diçka lidhur me të. Sa i përket shkarkimit të Damevës, ishte befasi dhe tregon se kritikat nga SHBA-ja kanë ndikim më të madh se ato vendore. Sido që të jetë, vetë shkarkimi ishte bërë në atë mënyrë që paraqet precedent", thotë Avramovski.

Sipas tij, është fakt se ka jotransparencë në Këshillin gjyqësor në vazhdimësi.

"Që këtu fitohet përshtypja se bëhet fjalë për përllogaritje të brendshme apo ndikime të jashtme në Këshillin gjyqësor me mënyrën në të cilën u shkarkua kryetarja e Këshillit gjyqësor. As ligji, as aktet nënligjore nuk lejojnë shkarkim nga vendi i kryetares së Këshillit pa u shkarkuar edhe si anëtare e Këshillit", thotë Avramovski.

Ai shton se është shkelur Rregullorja e Këshillit gjyqësor.

Reagoi edhe Grupi Bluprint për reforma në jurisprudencë, i cili shprehi shqetësim rreth eskalimit të gjendjes gjatë konstatimit të rendit të ditës në ,bledhjen e djeshme të Këshillit gjyqësor.

"As Rregullorja e Këshillit gjyqësor nuk përmban dispozita që i rregullojnë procedurën apo shkaqet për shkarkim të kryetares së Këshillit gjyqësor, që do të thotë se nuk ekziston bazë juridike për sjellje të vendimit për shkarkim të kryetares së Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva. Aq më tepër, sipas Rregullores, ai që ka propozuar të votohet, nuk ka të drejtë vote në këtë rast, thonë nga Grupi Bluprint për reforma në jurisprudencë lidhur me mbledhjen e djeshme të Këshillit gjyqësor në të cilin ishte shkarkuar kryetarja Dameva.

Ata bëjnë thirrje që anëtarët e Këshillit gjyqësor në mbledhjen e sotme ta rishqyrtojnë veprimin e tyre në situatën konkrete dhe me atë rast ta tregojnë dhe dëshmojnë paanshmërinë e tyre, pavarësinë në punë dhe veprimin si anëtarë të Këshillit gjyqësor, me çka do ta përmbushin komptencën e tyre kushtetuese si garancues të pavarësisë së pushtetit gjyqësor në vend.

Me rreagim doli edhe Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK), i cili përmes kumtesës theksoi se pret përfshirje dhe reagim nga të gjitha subjektet relevante për rastin e shkarkimit të kryetares së Këshillit gjyqësor.

"Duke e pasur parasysh pozicionimin e Këshillit  Gjyqësor si organi më i lartë i pushtetit gjyqësor, që duhet të angazhohen për respektimin e pa kompromis të parimit të qeverisjes të së drejtës dhe sigurimit të pavarësisë së pushtetit gjyqësor si shtylla e tretë e pushtetit, Komisioni Shtetëror shpreh shqetësim serioz për ngjarjet në seancën e Këshillit Gjyqësor, prej të cilave në media janë prezentuar edhe video-regjistrime", thuhet në kumtesën e sotme të KSHPK.

Komisioni i përkujton personat të cilët janë në funksione më të larta shtetërore dhe kryejnë autorizime publike, ndaj obligimit për respektimin e parimeve të ligjshmërisë dhe integritetit nga Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR