• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mbi njëzet persona janë lënduar në shpërthimin në një hotel në SHBA

Mbi njëzet persona janë lënduar në shpërthimin në një hotel në SHBA

Uashington, 9 janar 2024 (MIA) - Njëzet e një person janë lënduar në shpërthimin në një hotel në SHBA, njoftuan agjencitë botërore. Dyshohet se shkaku për shpërthimin është derdhja e gazit.

Shpërthimi ka ndodhur në hotelin "Sandman Signature" në qendër të qytetit Fort Uort, në shtetin federal amerikan Teksas.

Njëri nga të lënduarit është në gjendje kritike, katër në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë lënduar lehtë, informojnë mjekët lokalë.

Dëshimtarë thonë se gjëmimi nga shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa që kanë menduar se ka tërmet. bsh/

Foto: Printskrin/Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR