• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mbi njëqind kompani kanë nënshkruar Paktin e intelegjencës artificiale të BE-së

Mbi njëqind kompani kanë nënshkruar Paktin e intelegjencës artificiale të BE-së

 Bruksel, 25 shtator 2024 (MIA) - Më shumë se njëqind kompani deri tani e kanë nënshkruar Paktin për intelegjencën artificiale të BE-së, me çka vullnetarisht angazhohen të respektojnë dispozitat e tij përpara fillimit të zbatimit të tyre ligjor, njoftoi sot Komisioni Evropian. 

 Në mesin e nënshkruesve janë korporata shumëkombëshe dhe ndërmarrje të mesme dhe të vogla evropiane nga sektorë të ndryshëm, përfshirë dhe IA-së, telekomunikacionit, shëndetësisë, bankare, industria e automobilave dhe aeronautika.

 "Pakti i mbështet angazhimet vullnetare të industrisë për të filluar me zbatimin e parimeve të Ligjit të intelegjencës artificiale përpara hyrjes së tyre në fuqi dhe përmirëson angazhimin midis Zyrës së Intelegjencës artificiale të BE-së dhe të gjithë aktorëve përkatës, duke përfshirë industrinë, shoqërinë civile dhe komunitetit akademik", thuhet në njoftim. 

 KE-ja njëkohësisht u bën thirrje kompanive të tjera që t'i bashkohen Paktit për inteligjencën artificiale dhe të angazhohen për obligimet themelore dhe shtesë në periudhën deri në hyrjen në fuqi të të gjitha dispozitave të Ligjit për inteligjencën artificiale.

 Ligji për intelegjencën artificiale të BE-së zyrtarisht hyri në fuqi më 1 gusht të vitit 2024, por për fillimin e zbatimit të disa dispozitave të tij janë lënë periudha rregullimi. Kështu, është paraparë që Ligji të bëhet plotësisht funksional dy vjet pas hyrjes në fuqi, me disa përjashtime, siç janë ndalesat, të cilat do të fillojnë të zbatohen në afat prej gjashtë muajve, pastaj rregullat e menaxhimit dhe detyrimet për modelet e intelegjencës artificiale për qëllime të përgjithshme, të cilat bëhen të zbatueshme pas 12 muajsh, si dhe rregulla për sistemet e inteligjencës artificiale të ngulitura në disa produkte, të cilat do të fillojnë të zbatohen pas 36 muajsh. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR