• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mbi një milion njerëz në Kuebek mbetën pa energji elektrike për shkak të stuhisë së akullt

Mbi një milion njerëz në Kuebek mbetën pa energji elektrike për shkak të stuhisë së akullt

Kuebek, 6 prill 2023 (MIA) - Mbi një milion njerëz në Kuebek sot në mëngjes mbetën pa energji elektrike pasi mbrëmë në pjesën juglindore të Kanadasë ra shi i akullt, ndërsa erërat e fuqishme rrëzuan drunj mbi më shumë largpërçues.

Gjatë natës dhe sot në mëngjes, 1.000 punonjës janë përpjekur ta kthejnë energjinë elektrike, kumtoi Hidro-Kuebek. Kompania paralajmëroi se janë të mundura ndërprerje të reja.

"Jemi të bindur se sot do të arrijmë ta kthejmë energjinë elektrike tek disa konsumatorë të prekur", thuhet në kumtesën e Hidro Kuebek. "Për fat të keq, disa konsumatorë pritet të jenë pa energji elektrike nesër dhe gjatë fundjavës".

Kryeministri kanadez Xhastin Trudo, i cili sot duhej në Montreal ta prezentojë buxhetin e qeverisë së tij, ofroi të sigurojë ndihmë federale në qoftë se është e mundur.

Sipas provajderit energjetik, Montreali është midis më të goditurve nga ndërprerjet e energjisë elektrike pas stuhisë së akullt.

foto: Jutjub printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR