Mbi një mijë viktima nga përmbytjet dhe rrëshiqitja e dheut në Indonezi
- Numri i rasteve të vdekjes nga përmbytjet dhe rrëshitja e dheut në Indonezi arriti 1003 persona, ndërsa 218 ende llogariten të zhdukur, njoftoi sot Shërbimi kombëtar për ballafaqim me katastrofa.
- Post By Besnik Shuki
- 15:23, 13 dhjetor, 2025
Xhakartë, 13 dhjetor 2025 (MIA) - Numri i rasteve të vdekjes nga përmbytjet dhe rrëshitja e dheut në Indonezi arriti 1003 persona, ndërsa 218 ende llogariten të zhdukur, njoftoi sot Shërbimi kombëtar për ballafaqim me katastrofa.
Mbi 5.400 persona janë lënduar në përmbytjet në provincat Sumatra Veriore dhe Perëndimore dhe Aceh para dy javëve, ndërsa 1,2 milionë banorë janë vendosur në strehimore të përkohshme, shtoi Shërbimi.
Stuhitë tropikale dhe të reshurat monsune të shiut goditën Azinë Juglindore (Indonezinë, Malajzinë dhe Tajlandën) dhe Azinë Jugore (Sri-Lankën) në fillim të këtij muaji, duke shkaktuar përmbytje të papritura dhe rrëshqitje të dheut.
Kjo është një nga fatkeqësitë më të vështira në tre provincat e ishullit Sumatra në vitet e fundit, veçanërisht në Aceh, i cili u godit nga cunami i fuqishëm në vitin 2004.
Dëmet nga shkatërrimet vlerësohen në 3,1 miliardë dollarë. bsh/
Foto: Arkiv