• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Mbi një mijë tonë ndihma humanitare nga Qiproja mbërritën në Gazë

Mbi një mijë tonë ndihma humanitare nga Qiproja mbërritën në Gazë

Nikozia, 5 shtator 2025 (MIA) - Ndihma humanitare prej 1.200 tonë, e cila pak më pas se 20 ditë më parë, u nis përmes rrugës detare, me anije, nga porti qipriot në Limasolit, ka mbërritur në Gaza, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Qipros përmes Iks informuan se ndihma humanitare mbërriti në koordinim me KOGAT, gjegjësisht shërbimin izraelit pranë ministrisë së Mbrojtjes, përgjegjëse për koordinimin civil në territoret palestineze, ndërsa organizata ndërkombëtare humanitare Kuzhina qendrore botërore (World Central Kitchen WCK)është përgjegjëse për gatimin dhe shpërndarjen e vakteve të ngrohta.

Nga WCK, gjithashtu përmes Iks informuan se ndihma, e cila përfshin miell, pasta dhe formulë për foshnje, do t'i ndihmojë ekipet e tyre të punojnë drejt qëllimit të tyre për një milion vakte në ditë në Gazë.

Ndihma humanitare prej 1.200 tonë është dërguar në Gazë në kuadër të nismës qipriote "Amaltia" - një korridor detar i udhëhequr nga Republika e Qipros, i mbështetur nga partnerët ndërkombëtare për përballje me krizën humantire në Gazë.

"Ndihma, e cila përfshin produkte ushqimore, veçanërisht për ushqyerjen e fëmijëve, vjen nga Qiproja (700 tonë) përmes organizatës "CyprusAid" të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa 500 tonë janë një donacion nga Qeveria e Maltës, si dhe nga organizatat ndërkombëtare humanitare me seli në SHBA, Itali, Maltë dhe Kuvajt. Në përpjekjen e përgjithshme, mbështetja e Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe është thelbësore, kumtuan nga MPJ-ja qipriote më 19 gusht kur anija me ndihmë humanitare u nis nga Limasoli për në Gazë.

Nisma qipriote "Amaltia" për një korridor detar humanitar drejt Gazës është futur në mes të marsit të vitit të kaluar me dërgimin e anijve me ndihma nga Qiproja në Gazë. ls/

Foto/Video: Ministria e Punëve të Jashtme e Qipros 

 

QËNDRONI TË LIDHUR