• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mbi dy mijë njerëz e humbën jetën në tërmetin katastrofal në Maroko, në vend janë shpallur tre ditë zie

Mbi dy mijë njerëz e humbën jetën në tërmetin katastrofal në Maroko,  në vend janë shpallur tre ditë zie

Marakesh, 10 shtator 2023 (MIA) - Numri i të vedkeurve në tërmetin në Maroko u ngrit në 2.012 njerëz, lajmëroi herët në mëngjes televizioni shtetëror maroken, duke iu referuar kumtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme. Numri i të lënduarve u ngrit në 2.059, përfshirë 1.404 persona të cilët janë në gjendje kritike, shtohet në kumtesë.

Bilanci pritet të rritet duke pasur parasysh atë se ekipet shpëtimtare dje patën vështirësi të depërtojnë nëpër rrugët mbi të cilat ka pasur shembje dhe drunj të rënë, ndërkaq me qëllim të arrijnë në rajonet vështirë të kalueshme malore, të cilat ishin më të goditura nga tërmeti.

Zëdhënësi i Fondit të fëmijëve pranë KB (UNICEF) Xho Inglish deklaroi për CNN se akoma ekziston shpresë se do të gjehen të mbijetuar.

"72 orët e para në raport të gjurmimit dhe shpëtimit janë absolutisht kritike... Ata e quajnë 'periudhë e artë' sepse nëse dëshironi të shkoni nën rrënoja, ky është momenti kur duhet të bëhet ajo dhe ndonjëherë shohim mrekulli", tha ai.

Përveç në Marakesh, tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytetin Rabat, Kazablankë, Agair dhe Esauira, duke shkaktuar panik tek popullata. Një pjesë e madhe e njerëzve nga rajonet e goditra natën e kaluan në ambiente të hapura, duke u frikësuar nga një tërmet tjetër.

Mbreti i Marokut, Mihamedi i Gjashtë, pas tërmetit që e goditi vendin, shpalli tre ditë zie kombëtare gjatë të cilave flamujt në ndërtesat publike do të zbriten në gjysmë shtizë.

Krahas kësaj, mbreti e detyroi qeverinë të formojë komitet minitror për program përr ripërtëritje të shtëpive të shkatërruara nga tërmeti.

Ndërkohë, qeveritë në botë shprehën solidaritet dhe ofruan ndihma. Turqia, ku në shkurt, në tërmetet e fuqishme jetën e humbën mbi 50.000 njerëz, kumtoi se është e gatshme të japë mbështetje. Algjeria, e cila i ndërpreu lif]dhjet me Marokun fqinj në vitin 2021, sepse tensionet mes tyre eskaluan për shkak të konfliktit në Saharanë Perëndimore, informoi se do ta hapë hapësirën e vet ajrore për fluturime humanitare dhe mjekësore.

Marakeshi duhet të jetë nikoqir i takimeve të sivjetme të Fondit monetar ndërkombëtar dhe Bankës botërore në fillim të tetorit. Zëdhënësi i FMN-së e komentoi ngjarjen e caktuar me fjalët "Tani fokusi ynë i vetëm është tek populli i Marokut dhe autoritetet të cilat po përballen me këtë tragjedi".

Tërmeti ndodhi në kurorën malore Atlasi i lartë në Maroko të premten, diçka pas orës 23 sipas kohës lokale, në thellësi relativisht të vogël prej 18,5 kilometrave, me epiqendër 72 kilometra në jugperëndim të Marakeshit. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR