• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mbi 40 vende të interesuara që të kyçen në BRIKS

Mbi 40 vende të interesuara që të kyçen në BRIKS

Johanesburg, 20 korrik 2023 (MIA) - Më shumë se 40 vende kanë shprehur interesim që të kyçen në grupin e shteteve BRIKS, deklaroi kryediplomati i Afrikës Jugore i angazhuar për raportet me bllokun Anil Suklal.

Krahas 22 vendeve, të cilat zyrtarisht kërkuan që të kyçen, Suklal tha se ka "po kaq shumë vende, të cilat jozyrtarisht kanë shprehur interesim që të bëhen anëare të BRIKS... (duke i përfshirë) të gjitha vendet e mëdha të jugut global.

Autoritetet afrikanojugore duan që BRIKS të bëhet përfaqësuese e interesave të botës në zhvillim, ndërsa Argjentina, Irani, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuba, Republika Demokratike e Kongos, Gabon dhe Kazakistan kanë shprehur interesim për anëtarësim të mundshëm

Suklal së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme, një ditë pasi që Afrika Jugore konfirmoi se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e BRIKS, i cili duhet të mbahet nga 22 deri më 24 gusht.

Por, të mërkurën, nikoqiri konfirmoi se në vend të presidentit rus, në takim do të marrë pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR