• e premte, 27 dhjetor 2024

Mbi 40 për qind e argjentinasve jetojnë nën pragun e varfërisë

Mbi 40 për qind e argjentinasve jetojnë nën pragun e varfërisë

Buenos Aires, 28 shtator 2023 (MIA) - Pjesa e njerëzve që jetojnë nën pragun e varfërisë në Argjentinë është rritur në 40,1 për qind, tregojnë të dhënat më të reja statistikore në vend, cituar nga DPA.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti kombëtar për statistika-Indeks, në gjysmën e parë të vitit 2023 ka pasur një rritje të përqindjes së njerëzve të cilët jetojnë në varfëri për 0,9 për qind krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2022.

Në Argjentinë, një person konsiderohet  i varfër nëse shtëpia ku jeton nuk mund të përballojë prodhimet bazë për konsum të gjerë.

Të dhënat janë publikuar vetëm pak më shumë se tre javë  para zgjedhjeve presidenciale në Argjentinë, shënon DPA.

Ekonomia e dytë më e madhe në Amerikën e Jugut është në kontrollin e një krize të rëndë financiare dhe ekonomike. Inflacioni është 124 për qind, kursi i valutës kombëtare pesos është në rënie të lirë, ndërsa mali i borxhit vazhdon të rritet.

Më 22 tetor argjentinasit do të zgjedhin trashëgimtarin e presidentit me orientim të majtë Alberto Fernandez.

Populisti libertarian Havier Mili, i cili thuhet se është ideologjikisht i afërt me ish presidentin brazilian Zhair Bolsonaro dhe ish presidentin amerikan Donald Tramp, fitoi në zgjedhjet paraprake, ndërsa taborin peronist qeveritar do ta prezantojë ministri i ekonomisë Serhio Masa. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR