• e diel, 06 tetor 2024

Mbi 4.700 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë në Rripin e Gazës në dy muajt e fundit

Mbi 4.700 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë në Rripin e Gazës në dy muajt e fundit

Gazë, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Gjysmëhëna e Kuqe palestineze sot ka njoftuar se ka marrë më shumë se 4.700 kamionë me ndihma humanitare nga Egjipti në dy muajtë e fundit.

Përfaqësuesit e organizatës kanë pranuar 4.760 kamionë me të cilët u është dërguar ndihmë humanitare banorëve të enklavës nga Egjipti në periudhën nga 21 tetori deri më 22 dhjetor, thuhet në njoftim.

Ndihma humanitare përfshinte kryesisht ushqime, ilaçe dhe ujë të pijshëm. Rreth tre mijë automjete u dërguan drejtpërdrejt tek Gjysmëhëna e Kuqe palestineze, ndërsa pak më shumë se 1.700 u dërguan në Agjencinë e KB-së për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë (UNRVA).

Organizata ka bërë me dije se e tërë ndihma është përcjellë tek agjencitë lokale, të cilat ua shpërndajnë qytetarëve. rq/ab/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR