• e diel, 06 tetor 2024

Mbi 300 amerikanë, banorë të SHBA-së janë evakuuar nga Gaza, njoftoi Shtëpia e Bardhë

Mbi 300 amerikanë, banorë të SHBA-së janë evakuuar nga Gaza, njoftoi Shtëpia e Bardhë

Uashington, 5 nëntor 2023 (MIA) - Më shumë se 300 amerikanë, banorë të SHBA-së dhe familjet e tyre janë evakuuar nga Rripi i Gazës, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

"Gjatë disa ditëve të fundit, përmes negociatave mjaft intensive me të gjitha palët relevante për këtë konflikt, kemi aritur të nxjerrim më shumë se 300 amerikanë, banorë të përhershëm të ligjshëm dhe anëtarët e familjeve të tyre", deklaroi zëvendës-këshilltari i Sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Xhonatan Fajner për CBS.

Ai tha se Uashingtoni beson se ka ende "një numër të madh" amerikanësh që janë në territorin e rrethuar palestinez. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR