• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mbi 2,3 milionë udhëtarë në aeroportin e Prishtinës në tetë muajt e parë të këtij viti

Mbi 2,3 milionë udhëtarë në aeroportin e Prishtinës në tetë muajt e parë të këtij viti

Prishtië, 13 shtator 2023 (MIA) - Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës ka njoftuar se gjatë tetë muajve të parë të vitit 2023, mbi dy milionë udhëtarë kanë udhëtuar për dhe nga Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Në njoftimin e sotëm në faqen e saj zyrtare në Fejsbuk , AAC bën të ditur se në periudhën e përmendur numri i udhëtarëve është rritur për 13 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ndërsa vetëm në muajin gusht të këtij viti janë shërbyer 11 për qind më shumë udhëtarë sesa muajin e njejtë të vitit të kaluar.

“Gjatë muajit gusht në ANP “Adem Jashari” janë shërbyer 411,162 udhëtarë apo 11 për qind më shumë se në muajin e njejtë të vitit të kaluar. Sa i përket numrit të fluturimeve, gjatë muajit gusht pati rritje prej 6.4 përm qind apo 1,389 nisje të fluturimeve. Që nga muaji janar e deri në muajin gusht janë shërbyer 2,334,648 udhëtarë apo 13 për qind më shumë se në periudhën e njejtë të vitit të kaluar", publikoi AAC. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR