• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mbi 200.000 refugjatë ukrainas kanë marrë azil në Britaninë e Madhe sipas programeve të ndryshme të vizave

Mbi 200.000 refugjatë ukrainas kanë marrë azil në Britaninë e Madhe sipas programeve të ndryshme të vizave

Londër, 15 shkurt 2024 (MIA) - Numri i refugjatëve ukrainas, të cilëve u është lejuar azili në Britaninë e Madhe në kuadër të progerameve të ndryshme të vizave pas fillimit të luftës ka tejkaluar 200 mijë, njofton DPA-ja.

Pragu i ri është tejkaluar pothuajse dy vite pasi që Rusia e sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022, duke i detyruar ukrainasit që ta lëshojnë atdheun e tyre në kërkim të sigurisë në vende tjera.

Sipas të dhënave të qeverisë britanike, përfundimisht me 12 shkurtin, personat që kanë ardhur në kuadër të programeve me viza kanë qenë 200.200. Prej tyre 143.400 kanë aedhur në OK në kuadër të programit Shtëpi për Ukrainën (Homes for Ukraine) dhe 56.800 në kuadër të Programit për familjet ukrainase (Ukraine Family Scheme).

Në mars të vitit 2022, britanikët janë ftuat që t'i hapin shtpëpitë e tyre për refugjatët ukrainas. Pastaj, sekretari për amvisëri Majkëll Gouv tha se Britania "ka traditë të gjatë dhe të theksuar që t'u ndihmojnë njerëzve në nevojë". Ai e definoi programin "Shtëpinë për Ukrainën" si "shpëtim për ata që janë të detyruar të ikin". mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR