• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mbi 200 emigrantë u arrestuan në ishujt e Detit Egje, një u gjet i vdekur

Mbi 200 emigrantë u arrestuan në ishujt e Detit Egje, një u gjet i vdekur

Athinë, 5 shtator 2023 (MIA) - Roja bregdetare greke arrestoi 201 emigrantë në ishujt e Detit Egje Rodos, Farmakonisi, Hios, Samos dhe Lezbos gjatë dy ditëve të fundit.

"Është gjetur gjithashtu trupi i një burri që vdiq derisa po përpiqej të arrinte në ishullin e vogël Farmakonisi, kumtoi sot roja bregdetare, duke shtuar se të gjithë emigrantët kishin ardhur nga Turqia.

Numri i emigrantëve që hyjnë në Greqi në mënyrë të parregullt nga Turqia është rritur ndjeshëm kohëve të fundit. Sipas Ministrisë greke të Migracionit, nga 3 shtatori 9.137 njerëz kanë jetuar në kampe për azil në ishujt Lezbos, Hios, Samos, Leros dhe Kos.

 Sipas Komesariatit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), numri i refugjatëve në Greqi është rritur këtë vit në krahasim me vitin e kaluar. Sipas raportit, 18.594 persona kanë arritur në Greqi nga Turqia nëpërmjet rrugës tokësore ose detare deri më 31 gusht, pothuajse aq sa në të gjithë vitin  e kaluar kur 18.700 persona kanë hyrë në mënyrë të parregullt. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR