• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mbi 20.000 punonjës të arsimit janë në grevë në Gjermani

Mbi 20.000 punonjës të arsimit janë në grevë në Gjermani

Berlin, 28 nëntor 2023 (MIA) - Në Gjermani sot janë në grevë mbi 20.000 punonjës të arsimit në sektorin publik, kumtoi Sindikata për arsim dhe shkencë.

"Nëse punëdhënësi përfundimisht nuk reagon dhe nuk fillon t'i paguajë drejtë të punësuarit në sektorin publik, kriza me mungesën e fuqisë profesionale të punës plotësisht do të thellohet", tha kryetarja e Sindikatës, Dorin Zibernik në tubimin qendror në Lajpcig, ku u tubuan rreth 7.000 punonjës të arsimit.

Përveç në Lajpcig tubime më të mëdha u mbajtën edhe në Berlin, Hamburg dhe Karlsrue, ku në rrugë dolën mijëra të punësuar në shkolla, fakultete, kopshte dhe zyre për të rinj.

Zibernik sqaroi se punonjësit e arsimit dhe punonjësit në institucioent arsimore janë posaçërisht të goditur nga mungesa e fuqisë punëtore, për ç'shkak shumë vende të punës në sektor mbeten të zbrazëta.

Sindikatat kërkojnë nga punëdhënësit, përkatësisht nga qytetet dhe komunat, rritje të rrogave për 10,5 për qind apo së paku 500 euro më shumë në muaj. Plotësisht. kërkojnë edhe marrëvehsje të përhershme për studentë të cilët para përfundimit të studimeve punojnë në arsim.

Raund i ri i negociatave mes sindikatave dhe punëdh[nësve do të mbahet javën e ardhshme. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR