• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Mbi 20 vende e dënuan planin e Izraelit për vendbanimet në Bregun e okupuar perëndimor

Mbi 20 vende e dënuan planin e Izraelit për vendbanimet në Bregun e okupuar perëndimor

Londër, 22 gusht 2025 (MIA) - Plani më i madh për vendbanimet në Bregun Perëndimor të okupuar, që Izraeli miratoi dje është "i papranueshëm" dhe paraqet "shkelje të së drejtës ndërkombëtare", theksuan në një deklaratë të përbashkët 21 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe Francën.

"E dënojmë këtë vendim dhe kërkojmë me forcë që kjo të anulohet menjëherë", shtuan shefat e diplomacisë së 21 vendeve.

Plani kryesor për ndërtimin e 3.400 ndërtesa në Bregun Perëndimor, territor i okupuar nga Izraeli që nga viti 1967, parashikon ndarjen e këtij territori palestinez në dy pjesë, duke e bërë të pamundur çdo integritet territorial të mundshëm të një shteti të ardhshëm palestinez.

"Masat që ka ndërmarrë Qeveria izraelite vënë në pikëpyetje dëshirën tonë të përbashkët për të siguruar siguri dhe prosperitet në Lindjen e Mesme", theksuan ministrat e Punëve të Jashtme të 21 vendeve, duke përfshirë Kanadanë, Spanjën dhe Italinë.

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, gjithashtu është nënshkruese e tekstit.

Në tekst i bën thirrje Qeverisë izraelite të ndalojë ndërtimin e vendbanimeve dhe të heqë kufizimet financiare të vendosura ndaj administratës palestineze.

Plani dje u dënua dhe nga KB-ja. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR