• e hënë, 08 korrik 2024

Mbi 19.000 kamionë me ndihmë nga Egjipti kanë hyrë në Gazë që nga fillimi i konfliktit midis Hamasit dhe Izraelit

Mbi 19.000 kamionë me ndihmë nga Egjipti kanë hyrë në Gazë që nga fillimi i konfliktit midis Hamasit dhe Izraelit

Kajro, 9 prill 2024 (MIA) - Gjithsej 401 kamionë me ndihma humanitare nga Egjipti kanë hyrë dje në Rripin e Gazës përmes pikës kufitare Rafah, njoftoi kanali televiziv qeveritar egjiptian Al-Kahera njuz.

Më herët, kreu i Shërbimit Shtetëror të Informacionit, Dija Rashvan njoftoi se autoritetet në Kajro vendosën të rrisin numrin e kamionëve të rëndë që dërgojnë ndihma në enklavën e bllokuar në të paktën treqind në ditë.

Gjithsej 19.354 kamionë kanë hyrë në Gazë që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor, kur Hamasi dhe fraksionet e tjera palestineze sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng më shumë se 240.

Janë dorëzuar gjithsej 19.952 ton material mjekësor, 10.435 ton karburant, 123.453 ton ushqime, 26.692 ton ujë, 2.023 ton çadra dhe 123 autoambulanca të pajisura.

Në Kajro pardje filloi një raund tjetër negociatash për armëpushim mes përfaqësuesve të Izraelit, Hamasit, SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR