• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mbi 170 emigrantë shpëtohen në Greqi në tre raste të veçanta në tre ditët e fundit

Mbi 170 emigrantë shpëtohen në Greqi në tre raste të veçanta në tre ditët e fundit

Athinë, 9 gusht 2024 (MIA) - Në tre lokacione të veçanta, në afërsi të ishujve Gavdos, Zakintos dhe Simi, sot, dje dhe të mërkurën në tre raste të veçanta, roja bregdetare e Greqisë ka zbuluar dhe shpëtuar gjithsej 177 refugjatë dhe emigrantë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në orët e hershme të mëngjesit janë zbuluar dhe shpëtuar 52 emigrantë të cilët janë dërguar me një barkë peshkimi 63 milje detare në jug të ishullit të vogël Gavdos, që njëherit është pika më jugore e Greqisë, ndërsa janë marrë nga një anije transportuese që ka lundruar në afërsi dhe të sigurt janë nxjerrë në tokë.

Dje roja bregdetare e ishullit Simi është njoftuar për grupin në afërsi të gjirit të ishullit dhe janë gjetur 51 shtetas të huaj nga të cilët 15 fëmijë, të cilët thanë se në ishull kanë mbërritur me dy skafë nga roja bregdetare turke, ndërsa për udhëtimin kanë paguar nga 4.500 dollarë amerikanë.

Rasti i fundit për të cilin sot informuan nga roja bregdetare e Greqisë është për aksionin e shpëtimit të 74 emigrantë dhe refugjatëve të mërkurën masdite në pjesën detare 26 milje detare në perëndim të ishullit Zakintos.

Ndër të shpëtuarit 53 burra, 12 fëmijë dhe nëntë gra, ishin edhe pesë kontrabandistë të cilët janë arrestuar.

Emigrantët janë nisur nga Marmarisi në Turqi, ndërsa kanë paguar nga 8.500 euro nëpërmjet rrugës detare të mbërrijnë deri në Itali. sa/

Foto: Roja bregdetare e Greqisë 

QËNDRONI TË LIDHUR