• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mbi 17 për qind e evropianëve të punësuar punojnë me orar të shkurtuar

Mbi 17 për qind e evropianëve të punësuar punojnë me orar të shkurtuar

 Bruksel, 11 nëntor 2024 (MIA) - Gjithsej 17,1 për qind e të punësuarve në BE të moshës prej 20 deri në 64 vjeç  vitin e kaluar janë angazhuar me orat të shkurtuar pune, që paraqet një rritje të lehtë në krahasim me vitin paraprak kur 16,9 për qind e kishin këtë status nga punëtorët evropianë.

 Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Statistikave - Eurostat, në dekadën e kaluar, përqindja e personave të punësuar me orar të shkurtuar ka shënuar një rënie konstante nga 19,1 për qind në vitin 2014 dhe 2015 në 16,9 për qind në vitin 2022,  për herë të parë vitin e kaluar ka një rritje në këtë shkallë.

 Shikuar sipas gjinisë, në vitin 2023 përqindja e të punësuarve me orar të shkurtuar te të punësuarve burra të ka qenë tetë për qind, dhe tek gratë 27,9 për qind. Ndërsa për meshkujt në të gjithë periudhën e dekadës së kaluar, kjo shkallë lëvizi rreth tetë për qind, për femrat shënon ulje prej 31,8 në vitin 2014 në 27,9 për qind vitin e kaluar.

 Në mesin e të punësuarve të cilët kanë pasur fëmijë,  me orar të shkurtuar pune kanë qenë  të angazhuar 31,8 për qind e grave dhe vetëm pesë për qind e burrave. Ndër të punësuarit pa fëmijë, ndërkaq, shkalla e femrave të punësuara me orar të shkurtuar kanë qenë 20 për qind, ndërsa e burrave 7,3 për qind.

 Të dhënat tregojnë se përqindja e grave që punojnë me fëmijë të angazhuar në punë me orar të shkurtuar është më e lartë se ajo e grave pa fëmijë në të gjitha vendet e BE-së, përveç Danimarkës, Finlandës, Letonisë, Greqisë dhe Rumanisë.

 Rumania është edhe i vetmi vend i BE-së ku përqindja e burrave me dhe pa fëmijë që punojnë me orar të shkurtuar është më e lartë se përqindja e grave të punësuara në këtë mënyrë - 2,9 për qind e meshkujve me fëmijë dhe 3,5 për qind pa fëmijë, kundrejt 2,4 përqind e grave me fëmijë dhe 2,7 për qind e grave pa fëmijë.

 Foto: Eurostat

 

QËNDRONI TË LIDHUR